Merret vendimi për 32-vjeçarin nga Kosova që kërcënoi me granatë dore shitësen në Zvicër

02.04.2022

Për shkak se arkëtarja ishte aq e tronditur sa nuk mundi të hapte menjëherë arkën e parave, grabitësi ishte  larguar nga dyqani pa plaçkitur, transmeton albinfo.ch. Policia Kantonale e Bernës ishte në gjendje të identifikonte shpejt autorin e dyshuar. Tani ai është dënuar me 34 muaj burg nga gjykata rajonale në Bernë, siç raporton “Berner […]

Merret vendimi për 32-vjeçarin nga Kosova që kërcënoi me granatë dore shitësen në Zvicër Foto: Ilustrim

Për shkak se arkëtarja ishte aq e tronditur sa nuk mundi të hapte menjëherë arkën e parave, grabitësi ishte  larguar nga dyqani pa plaçkitur, transmeton albinfo.ch. Policia Kantonale e Bernës ishte në gjendje të identifikonte shpejt autorin e dyshuar.

Tani ai është dënuar me 34 muaj burg nga gjykata rajonale në Bernë, siç raporton “Berner Zeitung”. Nga këto, ai do t`i vuajë si burg efektiv vetëm 12 muaj.

Për shkak se kosovari ka gati 20 vite që jeton në Zvicër, është i integruar mirë dhe asnjëherë nuk ka rënë në sy të policisë për ndonjë shkelje, ai nuk do të dëbohet nga Zvicra. Kjo supozon se nga ai nuk priten shkelje të tjera.

Megjithatë, deklaratën e të akuzuarit se ai e kishte ndërprerë grabitjen për shkak se shitësja po frikësohej, gjykata e cilësoi si një pretendim thjesht mbrojtës, përcjell albinfo.ch.

Gjykata gjithashtu nuk i ka besuar deklarimit të tij se ai nuk e dinte që granata e dorës ishte e vërtetë. Procedura nuk është ende përfundimtare dhe mund të vazhdojë.