Kroaci, aksidentohet një autobus nga Kosova, vdes drejtuesi i automjetit që e goditi autobusin

24.01.2024

Policia e Splitit ka njoftuar se në një aksident trafiku janë përfshirë tre mjete motorike, ku si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar. 20:50 Sonte rreth ores 18:00 autobusi yne i linjes Kosove-Gjermani ne shtetin e Kroacise,eshte perfshire ne nje aksident ne Dubrovnik. Pasagjeret dhe stafi qe […]

Kroaci, aksidentohet një autobus nga Kosova, vdes drejtuesi i automjetit që e goditi autobusin Foto: Ilustrim

Policia e Splitit ka njoftuar se në një aksident trafiku janë përfshirë tre mjete motorike, ku si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

20:50 Sonte rreth ores 18:00 autobusi yne i linjes Kosove-Gjermani ne shtetin e Kroacise,eshte perfshire ne nje aksident ne Dubrovnik. Pasagjeret dhe stafi qe kane qene ne autobus jane te gjithe pa lendime. Pasagjeret kane vazhduar udhetimin drejt destinacionit te tyre me nje autobus tjeter. Sqarimi i rrethanave te aksidentit i perket autoriteteve perkatese, thuhet në reagimin e Deva Tours.

Sipas të dhënave nga Policia kroate aksidenti ka ndodhur në Orashac dhe se komunikacioni është mbyllur dhe devijuar për vetura private përmes Majkovës.

Mediat vendore në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për autobusin e Deva Tours i cili ishte në linjën Kosovë – Gjermani.

Gjithmonë sipas mediave kosovare bëhet më dije se drejtuesi i autobusit të Kosovës dhe udhëtarët nuk janë të lënduar dhe se viktima është drejtuesi i furgonit që e ka goditur autobusin e Kosovës në Kroaci.