Hungaria shtrenjton pagesën rrugore

  • 03.01.2023
Hungaria shtrenjton pagesën rrugore

Nga 1 janari 2023 janë rritur vinjetat për shfrytëzimin e autostradave në Hungari dhe kryesisht ato për një periudhë më të shkurtër.

Ju mund t’i blini ato në pikat e karburantit përpara se të hyni në Hungari ose në internet në autovignet.hu, përcjell albinfo.ch.

Rritja më e madhe është për vinjetat e automobilave të pasagjerëve, të cilat janë në kategorinë D1. Çmimet për periudha më të shkurtra (10-ditore, mujore) janë rritur ndjeshëm në fillim të këtij viti.


Vinjetat 10-ditore për kategorinë D1 tani kushtojnë 44% më shumë se një vit më parë. Tani çmimi i ri për 10 ditë shfrytëzim të autostradave është 19.64 euro.

Nëse dëshironi të përdorni një vinjetë për 1 muaj, atëherë tani kushton 71% më shumë. Për të do të duhet të shpenzoni 31.79 euro.

Rritja e çmimit për vinjetat vjetore është vetëm rreth 5%, kështu që nëse kaloni më shpesh nëpër Hungari, duhet të konsideroni blerjen e një vinjete vjetore. Ajo vinjetë kushton 175.68 euro.

Në varësi të rajonit ku po udhëtoni, mund të merrni një rajonal, i cili kushton 20.43 euro në vit.

Vinjeta më e lirë është ajo për motoçikleta, për 10 ditë, dhe kushton 9.82 euro.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë