Gjermania e Zvicra prijnë si shtete prej nga Kosova pranon më së shumti remitenca

11.04.2022

Pikërisht këto remitenca janë edhe ndër burimet kryesore të mirëqenies ekonomike në Kosovë. Por, cilat janë shtetet perëndimore prej nga vijnë këto para në Kosovë? Organizata Germin ka publikuar një infografikë, ku radhiten shtetet prej nga vijnë remitencat që nga viti 2011-2021. Listës së shteteve iu prin Gjermania me 38% e pasuar nga Zvicra me […]

Gjermania e Zvicra prijnë si shtete prej nga Kosova pranon më së shumti remitenca Foto: Ilustrim

Pikërisht këto remitenca janë edhe ndër burimet kryesore të mirëqenies ekonomike në Kosovë.

Por, cilat janë shtetet perëndimore prej nga vijnë këto para në Kosovë?

Organizata Germin ka publikuar një infografikë, ku radhiten shtetet prej nga vijnë remitencat që nga viti 2011-2021.

Listës së shteteve iu prin Gjermania me 38% e pasuar nga Zvicra me 22%, SHBA me 6%, Italia me 5%, Austria 4%, Franca 4%, Belgjika 3%, Suedia 3%, Britania dhe Norvegjia me nga 2% dhe vende të tjera me gjithsej 9%.