Dënohet vozitësi nga Kosova që shkaktoi aksident me Ferrari në Zvicër

29.03.2022

Një shtetas i Kosovës, i cili shkaktoi aksident me veturën e tij Ferrari më 20 maj të vitit të kaluar, është dënuar nga Gjykata e Dietkonit me 43 muaj burgim, shkruan “Limmattaler Zeituing”, përcjell albinfo.ch. 23-vjeçari kishte vozitur më shumë se 200 kilometra më pas dhe nuk kishte mundur të ndalë veturën e tij. Ai […]

Dënohet vozitësi nga Kosova që shkaktoi aksident me Ferrari në Zvicër Foto: Ilustrim

Një shtetas i Kosovës, i cili shkaktoi aksident me veturën e tij Ferrari më 20 maj të vitit të kaluar, është dënuar nga Gjykata e Dietkonit me 43 muaj burgim, shkruan “Limmattaler Zeituing”, përcjell albinfo.ch.

23-vjeçari kishte vozitur më shumë se 200 kilometra më pas dhe nuk kishte mundur të ndalë veturën e tij.

Ai u dënua me burg, por i shpëtoi dëbimit.

Ngjarja kishte ndodhur derisa ai po tejkalonte një BMW 2 Competition, por rruga nga dy korsi u kthye në një dhe erdhi te dalja nga rruga. Ndërkohë, shoferi i BMW-së ka shpëtuar me gjobë dhe atë me kusht.