Serbia kërkon emrat e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për fyerje ndaj UÇK-së

21.07.2025

Pas arrestimit të ndihmësdrejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Igor Popoviq, Beogradi zyrtarë iu ka dhënë urdhër strukturave inteligjente dhe atyre të sigurisë për të ‘shënjestruar’ pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Serbia kërkon emrat e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për fyerje ndaj UÇK-së Foto: Ilustrim

Zyra e Prokurorit Publik ka urdhëruar që të mblidhen informacione për ata që e arrestuan Popoviqin.

“Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd iu ka dërguar kërkesa për mbledhje të informacionit të nevojshëm Drejtorisë së Policisë Kriminale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit me qëllim të identifikimit të personave të cilët, më 18 korrik 2025, duke u paraqitur si e ashtuquajtura ‘Polici e Kosovës’, e arrestuan dhe e dërguan në Prishtinë ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovën, Igor Popoviq”, thuhet në njoftim e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

Kërkesa, siç thuhet, është bërë me qëllim që të sqarohen elementet thelbësore për veprën penale të kidnapimit sipas nenit 134, paragrafit 3, bashkë me paragrafin 1, nga Kodi Penal.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More