Marrëveshje historike, Sllovenia dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

06.09.2025

Një kapitull i ri është hapur në marrëdhëniet midis Sllovenisë dhe Kroacisë.

Marrëveshje historike, Sllovenia dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Borut Sajoviç, dhe homologu i tij kroat, Ivan Anushiç, kanë nënshkruar në Zagreb një marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ushtarak, duke forcuar partneritetin strategjik mes dy vendeve fqinje.

Gjatë ceremonisë, ministri kroat Anuashiç theksoi se kjo marrëveshje hap një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke u përshtatur me ndryshimet që po ndodhin në botë. “Gjërat kanë ndryshuar dhe kërkojnë që bashkëpunimi në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen, të forcohet më tej”, u shpreh ai.

Sipas tij, marrëveshja ushtarako-teknike dhe deklarata e përbashkët e nënshkruar mbulon një gamë të gjerë bashkëpunimi, duke përfshirë sektorin e mbrojtjes, industrinë ushtarake, ekonominë dhe biznesin. “Bëhet fjalë për gjithçka që të dy vendet mund të zhvillojnë së bashku, në mënyrë që industritë tona të mbrojtjes të funksionojnë më mirë dhe më me efikasitet”, shpjegoi Anushiç.

Nga ana tjetër, ministri slloven Borut Sajoviç u shpreh se kjo marrëveshje tregon unitetin e dy vendeve jo vetëm në fushën e mbrojtjes, por edhe në raport me përgjegjësitë që mbajnë në Ballkanin Perëndimor. “Ne jemi këtu sot për të ndërtuar dhe forcuar më tej këtë bashkëpunim”, tha ai.

Anushiç vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kroacisë dhe Sllovenisë, duke e konsideruar këtë marrëveshje një hap domethënës drejt rritjes së bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes.

Kjo marrëveshje vjen vetëm disa muaj pas asaj që Kroacia nënshkroi me Shqipërinë dhe Kosovën në mars të këtij viti, duke dëshmuar angazhimin e saj për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon përmes partneriteteve strategjike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More