Euroja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane

10.06.2024

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan.

Euroja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane Foto: Ilustrim

Mëngjesin e së hënës, një euro ishte më pak se 1.08 dollar, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar ishte afër 1.09 dollar.

Analistët thonë se lëvizjet nuk duken të mëdha, por se pasqyrojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në tregjet ekonomike.