A dështoi BE-ja në reduktimin e emetimeve nga automjetet?

25.01.2024

Bashkimi Evropian nuk ka arritur të reduktojë emetimet e automjeteve në 10 vjetët e fundit. Ky është përfundimi i raportit të ri të Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Dhe, rezultati është i tillë, pavarësisht se rregullat tashmë janë më strikte për prodhuesit e makinave. Edhe pse motorët e rinj me benzinë dhe naftë tani janë më […]

A dështoi BE-ja në reduktimin e emetimeve nga automjetet? Foto: Ilustrim

Bashkimi Evropian nuk ka arritur të reduktojë emetimet e automjeteve në 10 vjetët e fundit. Ky është përfundimi i raportit të ri të Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Dhe, rezultati është i tillë, pavarësisht se rregullat tashmë janë më strikte për prodhuesit e makinave.

Edhe pse motorët e rinj me benzinë dhe naftë tani janë më miqësorë me mjedisin, makinat janë bërë më të mëdha dhe më të fuqishme dhe si rezultat, emetimet e dioksidit të karbonit mbeten të larta.

Ulja e emetimeve synohej edhe për shkak të përhapjes së mjeteve elektrike në gjithë Evropën.

Megjithatë, Bashkimi Evropian po përballet me sfida sa i përket sigurimit të lëndës së parë për prodhimin e baterive për këto mjete.

Emetimet e dioksidit të karbonit nga sektori i transportit kanë vazhduar të rriten. Në vitin 2021, ato përbënin 23% të emetimeve totale të gazeve serrë të Bashkimit Europian.

Automjetet e pasagjerëve janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e kësaj ndotjeje.