Dy vëllezërit nga Duhla e Suharekës, kandidatë për asamble në Austri

07.01.2025

Bislim dhe Nisret Bujari nga fshati Duhël i Suharekës do të përfaqësojnë komunitetin kosovar në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Austri më 26 janar 2025.

Dy vëllezërit nga Duhla e Suharekës, kandidatë për asamble në Austri Foto: Ilustrim

Nisret Bujari, një emër i njohur tashmë në arenën politike austriake, do të garojë për mandatin e dytë si asambleist në Komunën Baden. Gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, Bujari ka treguar një angazhim të madh për komunitetin dhe ka realizuar projekte të rëndësishme.

Bislim Bujari, do të hyjë për herë të parë në garën për një mandat si asambleist, dhe këtë herë në qytetin e Traiskirchen. Përvoja e tij dhe dëshira për të kontribuuar në vendin e shtyjnë të përfaqësojë zërin e bashkëkombësve të tij.

Kandidatura e dy vëllezërve Bujari është një dëshmi e integrimit të suksesit të komunitetit kosovar në Austri dhe e kontributit të tyre aktiv në jetën politike dhe sociale të vendit të adoptimit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More