ZPS kërkon gjashtë vjet burgim shtesë për Thaçin, kërkon të mos i llogaritet paraburgimi

25.09.2026

Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë ka kërkuar që ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të mos i llogaritet koha e kaluar në paraburgim në kuadër të çështjes “12”, e cila lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë.

ZPS kërkon gjashtë vjet burgim shtesë për Thaçin, kërkon të mos i llogaritet paraburgimi Foto: Ilustrim

Në dosjen përfundimtare, ZPS ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin dhe ka argumentuar se koha e kaluar në paraburgim duhet të kreditohet vetëm në çështjen “06”, ku ai është dënuar me 25 vjet burgim.

Sipas Prokurorisë, Thaçi është mbajtur në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 në çështjen “06”, ndërsa që nga nëntori i vitit 2024 edhe në kuadër të procedurës aktuale.

ZPS i është referuar edhe një vendimi të Dhomës së Apelit në çështjen “Bemba et al.”, duke argumentuar se kur një i akuzuar mbahet në paraburgim për shkak të fletarrestimeve në çështje të ndryshme, kjo kohë mund të merret parasysh vetëm një herë.

Nëse pranohet kërkesa e Prokurorisë dhe dënimi prej 25 vitesh në çështjen “06” mbetet në fuqi, ndërsa për çështjen “12” shqiptohen gjashtë vjet pa kreditim të paraburgimit, koha totale e dënimit do të arrinte në 31 vjet burgim.

Për të akuzuarit e tjerë në çështjen “12”, ZPS ka kërkuar nga tre vjet burgim për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, ndërsa për Hajredin Kuçin nëntë muaj burgim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More