Vjosa Osmani përfundon mandatin, Albulena Haxhiu merr detyrën si ushtruese e presidentes

04.04.2026

Pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar në krye të shtetit, Vjosa Osmani është larguar sot nga Presidenca e Republikës së Kosovës, duke ia dorëzuar zyrtarisht detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Vjosa Osmani përfundon mandatin, Albulena Haxhiu merr detyrën si ushtruese e presidentes Foto: Ilustrim

Ceremonia e pranim-dorëzimit u zhvillua me protokoll shtetëror, ku Osmani i dorëzoi Haxhiut Kushtetutën, dokumentet zyrtare dhe përgjegjësitë institucionale.

Nga sot, Haxhiu do të ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.Gjatë ceremonisë, Osmani u shpreh e kënaqur që detyrën po ia lë në duar një gruaje, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë institucionale dhe bashkëpunimit.

Në anën tjetër, Haxhiu u zotua se do ta ushtrojë funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga ky post i lartë shtetëror.

Ky zhvillim shënon përmbylljen e një mandati të rëndësishëm presidencial dhe fillimin e një faze të re institucionale në vend.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More