Vjosa fton Abdixhikun në takim konsultativ për konstituimin e Kuvendit

para 41 dite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një takim konsultativ me temë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, mëson Dukagjini nga burime brenda Presidencës.

Vjosa fton Abdixhikun në takim konsultativ për konstituimin e Kuvendit

Sipas informacioneve të Dukagjinit, takimi mes Presidentes Osmani dhe kryetarit Abdixhiku është planifikuar të mbahet më 15 maj 2025, në orën 13:00, në ambientet e Zyrës së Presidentes.

Burimet brenda Presidencës kanë bërë të ditur se nga kreu i LDK-së është kërkuar konfirmimi i pjesëmarrjes në këtë takim, i cili vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit vazhdon të jetë i bllokuar.

Etiketat

Ofertat e fundit