Vdekje tragjike në Gjakovë, roje sigurie 63-vjeçar ndërron jetë në vendin e punës

para 11 dite

Një burrë 63-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Gjakovë, gjatë orarit të punës si roje sigurie.

Vdekje tragjike në Gjakovë, roje sigurie 63-vjeçar ndërron jetë në vendin e punës Foto: Policia e Kosovës

Rasti tragjik është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj. “Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij,” tha Elezaj.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë kryerjes së detyrës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në rrugën “Wesley Clark” në Gjakovë.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie),” shtoi Elezaj.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.

Etiketat

Ofertat e fundit