Tragjedi në Deçan, nënë e bir dyshohet se u mbytën në pishinë jashtë vendit

para 37 dite

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot komunitetin e Deçanit, pasi dyshohet se një nënë dhe djali i saj janë mbytur në pishinë jashtë vendit.

Tragjedi në Deçan, nënë e bir dyshohet se u mbytën në pishinë jashtë vendit

Lajmin e rëndë e ka bërë të ditur Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit, i cili shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, kryetari Ramosaj shkroi: “Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”

Sipas kryetarit Ramosaj, rrethanat fillestare dyshojnë se fëmija, Eloni, ka rënë në bazenin e pishinës, ndërsa nëna, Elzina, ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht të dy kanë gjetur vdekjen.

Etiketat

Ofertat e fundit