Takohen Kurti e Hamza, diskutojnë për aktgjykimin e Speciales

17.09.2026

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të enjten kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, me të cilin ka diskutuar për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Takohen Kurti e Hamza, diskutojnë për aktgjykimin e Speciales Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti dhe Hamza kanë vlerësuar aktgjykimin si të padrejtë dhe të rëndë, ndërsa kanë diskutuar për rrugët dhe mënyrat që duhet ndjekur për ndryshimin e tij në shkallën e apelit.

Në takim, sipas njoftimit, është theksuar rëndësia e komunikimit të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet me interes publik, shtetëror dhe kombëtar.

Kurti ka deklaruar se rezistenca e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare ishin të drejta dhe të domosdoshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Takimi u zhvillua një ditë pasi Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More