Sveçla takohet me Ballën në Tiranë

28.10.2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të shtunën se gjatë vizitës së tij në Tiranë është pritur në takim nga homologu i tij, Taulant Balla.  Pas takimit që ka mbajtur me homologun e tij, Sveçla, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë së kanë diskutuar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në […]

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të shtunën se gjatë vizitës së tij në Tiranë është pritur në takim nga homologu i tij, Taulant Balla. 

Pas takimit që ka mbajtur me homologun e tij, Sveçla, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë së kanë diskutuar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre si dhe shkëmbimin e përvojave të vlefshme që kemi me qëllim të avansimit të institucioneve vartëse të Ministrive tona.

“Bashkë, gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet tona për të ofruar siguri, rend dhe ligj në vendet tona”, ka shkruar Sveçla në Facebook.