Regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë

17.09.2026

Në Kosovë është regjistruar rasti i parë i vdekjes së një pacienti të diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor.

Regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë Foto: Ilustrim

Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se pacienti, i lindur në vitin 1960, ishte hospitalizuar më 10 shtator me diagnozën meningoencefalit akut, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas QKUK-së, para hospitalizimit pacienti ishte trajtuar për pesë ditë në mënyrë ambulatore. Pas pranimit në Klinikën Infektive iu kryen ekzaminimet diagnostikuese dhe u nis menjëherë trajtimi.

Në kuadër të analizave laboratorike, testi RT-PCR për Virusin e Nilit Perëndimor rezultoi pozitiv.Gjendja e pacientit mbeti tejet e rëndë dhe kërkoi trajtim intensiv. Pavarësisht trajtimit dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti ndërroi jetë më 15 shtator, në orën 08:40.

QKUK ka bërë të ditur se ky është rasti i parë i vdekjes në Kosovë i raportuar te një pacient i diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More