QKUK: Katër të plagosurit nga të shtënat në Podujevë janë në gjendje të rëndë, por stabile
Katër persona të plagosur nga incidenti me armë zjarri që ndodhi të enjten në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Foto: Ilustrim
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe trajtimit të nevojshëm mjekësor.
Sipas tij, gjendja e të katër pacientëve është e rëndë, por stabile, ndërsa ekipet mjekësore po vazhdojnë monitorimin dhe kujdesin intensiv.
Ndërkohë, autoritetet kompetente janë duke zhvilluar hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit me armë zjarri që la katër persona të plagosur.
