PSD sot pezullohet si parti, ka edhe një shans!

27.12.2023

Partia Social Demokrate e Dardan Molliqajt pritet që të pezullohet si parti politike. Kjo bëhet e ditur në mbledhjen e Komisioni Qendror të Zgjedhje. Rekomandimi për pezullimin e PSD-së vije pasi ky subjekt nuk ka respektuar rregullat zgjedhore. “Nuk i ka respektuar afatet duke mos mbajtur Kuvend zgjedhor. PSD ka edhe një afat tjetër 45 […]

PSD sot pezullohet si parti, ka edhe një shans! Foto: Ilustrim

Partia Social Demokrate e Dardan Molliqajt pritet që të pezullohet si parti politike. Kjo bëhet e ditur në mbledhjen e Komisioni Qendror të Zgjedhje.

Rekomandimi për pezullimin e PSD-së vije pasi ky subjekt nuk ka respektuar rregullat zgjedhore.

“Nuk i ka respektuar afatet duke mos mbajtur Kuvend zgjedhor. PSD ka edhe një afat tjetër 45 ditë. Në rast se edhe në këtë periudhë nuk e mbanë Kuvendin e partisë, atëherë përfundimisht c ‘regjistrohet si parti”, bëjnë të ditur burime të Indeksonlie.

Përpos PSD-së, në mbledhjen e KQZ-së pritet të rekomandohet edhe pezullimi i partisë politike LËVIZJA PËR BASHKËVEPRIM.