KMDLNj-ja për protestën e PSD-së: Policia përdori forcë joproporcionale

29.11.2023

KMDLNJ ka reaguar pas protestës së sotme në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova në Prishtinë. Në reagim thuhet se protesta e Partisë Socialdemokrate (PSD) ishte e drejtë dhe jo e dhunshme. “Kur aktivistë të PSD -së hodhën tymues, Policia e Kosovës intervenoi duke arrestuar së paku pesë aktivistë të […]

KMDLNj-ja për protestën e PSD-së: Policia përdori forcë joproporcionale Foto: Ilustrim

KMDLNJ ka reaguar pas protestës së sotme në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

Në reagim thuhet se protesta e Partisë Socialdemokrate (PSD) ishte e drejtë dhe jo e dhunshme.

“Kur aktivistë të PSD -së hodhën tymues, Policia e Kosovës intervenoi duke arrestuar së paku pesë aktivistë të PSD-së ndaj të cilëve u përdorë një forcë jo proporcionale, që për KMDLNJ-në është krejtësisht e panevojshme”, thotë KMDLNJ.

KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse janë tejkaluar përgjegjësitë me të cilat është pajisur policia me rastin e menaxhimit të protestave.

Protesta, në të njëjtën kohë është e drejtë e njeriut në çdo vend demokratik. Në kohën kur qytetarëve të Kosovës që po mbahen peng në Burgun e Gjykatës Speciale raciste në Hagë po iu mohohen të drejtat elementare të njeriut, vizita e kryetares së kësaj gjykate në Prishtinë nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç se provokim dhe veprim në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale. KMDLNj ka qenë fuqishëm kundër kësaj vizite, përfundon reagimi.