“Rryma është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh”

14.02.2022

Po ashtu, ai i ka theksuar kryesuesit e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahut se nuk mund që t’i lënë të punojnë, kjo sipas tij po mashtrojnë. Gjithashtu, sipas tij energjia elektrike është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh në muaj. I njëjti shtoi se ZRRE nuk […]

“Rryma është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh” Foto: Ilustrim

Po ashtu, ai i ka theksuar kryesuesit e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahut se nuk mund që t’i lënë të punojnë, kjo sipas tij po mashtrojnë.

Gjithashtu, sipas tij energjia elektrike është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh në muaj.

I njëjti shtoi se ZRRE nuk ka gatishmëri që të publikojë vendimin për shtrenjtim të energjisë elektrike.

“ZRRE nuk ka gatishmëri për ta publikuar vendimin. Ne i thamë a mundeni me na u përgjigj në pyetje sepse më herët keni mashtru. Ishin të gjitha mediat këtu dhe e pan që zyrtari ka mashtruar publikisht sepse çmimi i energjisë elektrike rritet edhe deri në 800 kWh”, tha ai.

Molliqaj ka thënë se ZRRE është duke e fshehur vendimin, kjo pasi që një pjesë e rritjes së çmimit të rrymës e paguan Qeveria.

“Por çka po tenton ZRRE është që rritjen e çmimit të energjisë elektrike që e paguan Qeveria e Kosovës mos me e bë publik për qytetarët, që me u duk që është rritë më pak, 25 milionë euro nga propozimi i parë në propopzimin e dytë janë rritur nga taksat e Kosovës për ZRRE-në, përkatësisht për KEDS-in”, tha ai.

Po ashtu, sipas të njëjtit, vendimin ZRRE nuk po e publikon pasi është “superskandaloz”.

A e dini çka është KODI 95?
Voto