Pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare te Dheu i Bardhë po përballet me fluks më të lartë të automjeteve. Qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike po presin deri në 40 minuta, ku është formuar një kolonë prej 300 metrash. Ndërkaq, për të dalë nga kjo pikë kufitare, pritjet janë rreth 30 minuta me një kolonë prej 200 metrash.
Foto: Ilustrim
Pritje më të gjata për të hyrë në vend po regjistrohen edhe në pikën kufitare në Jarinje, ku kohëzgjatja e pritjes është 20 deri në 25 minuta, ndërsa në dalje është 5 deri në 10 minuta.
Në pikëkalimet e tjera kufitare si Merdarë, Vërmicë, Hani i Elezit, Bërnjak dhe Kullë, situata është kryesisht e qetë. Pritjet në këto pika luhaten nga 3 deri në 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa kolona të dukshme të automjeteve.
Për sa i përket transportit të mallrave (kamionëve), në të gjitha pikat e kalimit kufitar qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minuta.
