PDK bojkoton seancën për votimin e Qeverisë, paralajmëron ankesë në Kushtetuese
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria e re.
Foto: Ilustrim
Zyrtarë të PDK-së kanë bërë të ditur se deputetët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë në seancë, pas zhvillimeve lidhur me kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.
PDK-ja, e cila drejtohet nga Bedri Hamza, nuk e konsideron të përfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe ka paralajmëruar se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi vjen në një moment kur Kuvendi pritet të votojë për formimin e Qeverisë së re.
