Osmani demanton ofertën e nënshkrimeve për rizgjedhje

04.03.2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mohuar kategorikisht se i janë ofruar nënshkrime apo përkrahje nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje në postin e presidentes.

Përmes një reagimi publik, shefja e kabinetit presidencial, Learta Hollaj, ka bërë të ditur se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe i ka cilësuar si të pavërteta, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë ofertë apo marrëveshje të tillë.