Në X publikohet një fotografi e Marko Gjuriqit me Milan Radojiçiqin e kërkuar nga Interpoli

10.03.2024

Një fotografi e terroristit Milan Radoiçiq në një restorant me Marko Gjuriqin, i cili ka përfunduar mandatin e tij si ambasador i Serbisë në SHBA dhe që aktualisht po pritet të bëhet kryeministër, po qarkullon në rrjetin social “X”.

Në X publikohet një fotografi e Marko Gjuriqit me Milan Radojiçiqin e kërkuar nga Interpoli

Përdoruesit që kanë publikuar fotografinë ironizojnë me shtetin serb që “nuk shoqërohet me kriminelë e terroristë”.

“Gjuriq ulur në një tavernë me Radoiçiqin. Sa e mrekullueshme”, thotë me ironi njëra prej atyre që kanë shpërndarë.

Më 29 shtator, Milan Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e pjesëmarrjen në sulmin terrorist të 24 shtatorit pasi institucionet e Kosovës publikuan pamjet e grupit terrorist ku ishte edhe ai.

Radoiçiq ishte ndaluar nga policia serbe, por pas pak ditëve Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar se e ka liruar nga mbajtja një ditë pas marrjes në pyetje. Që nga atëherë, Radoiçiq është i lirë në Serbi.

Nuk dihet ku ka ndodhur ky takim dhe nëse fotografia është autentike.

Personi që dikur ishte nënkryetar i Listës Serbe, përveç shumë dyshimeve për kontrabandë, drogë e krim në veri, e udhëhoqi sulmin terrorist në veri të Kosovës. Megjithatë, edhe pas sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku, Radoiçiq duket se shpëtoi ‘pa therrë në këmbë’. Ai vazhdoi të shpërndante grushte për ata që nuk e dëgjonin, madje pati edhe takim me ambasadorin e Serbisë në Amerikë, që potencialisht mund të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë, Marko Gjuriq.

Një tullac, në një zonë malore afër kufirit me Kosovën, ishte kthyer nga një baner ku shkruhej në serbisht “Urime ditëlindjen komandant”. Fishekzjarret ndizeshin në afëri, përderisa Milan Radoiçiq që ishte udhëheqësi i sulmit terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku, dukej krenar me krejt këtë shfaqje.

Kjo festë dyshohet të ketë ndodhur në një nga hotelet e Radoiçiqit në malet e Kopaonikut, atje ku muaj më parë ishin kryer përgatitjet për sulmin terrorist në Kosovë.

Ishte kreu i lëvizjes “Besim, dashuri, shpresë”, Nermanja, Sharoviq, që ka nxjerr pamje nga festa, që besohet të jetë bërë në hotelin që e ka në pronësi Radoiçiq.

“Milan Radoiçiq ishte dje në Kopaonik, me fishekzjarrë dhe një pankartë: Urime ditëlindjen, komandant, ku festoi 46-vjetorin”, ka shkruar ai.

Këto pamje, do të ishin dëshmi se jeta e kryeterroristit serb përveç që larg burgjeve për krimet që ka kryer, po vazhdonte me luksin e krenarinë në Serbinë e Aleksandar Vuçiqit.

Takim me kryeministrin e ardhshëm të Serbisë

Se jeta e karriera e Milan Radoiçiqit po vazhdon normalisht, nuk u dëshmua me vetëm disa fishekzjarre në Kopanonik. Ditën e djeshme u publikuan pamjet e një takimi që kryekrimineli serb pati me hiç më pak se ambasadorin e Serbisë në Amerikë, Marko Gjuriq.

Pra, ambasadori serb në Amerikë, u takua me të sanksionuarin nga Amerika për krim e korrupsion. Kjo nuk është e vetmja. Marko Gjuriq, sipas raportimeve jozyrtare, mund të jetë kryeministri i ardhshëm serb.

Mediumi N1 raporton se Vuçiqi ka theksuar që “Gjuriq do të kthehet në Serbi për të marrë njërin nga postet më të rëndësishme”. E pasi kryeministrja aktuale, Bërnabiq, do të jetë kryetare e Parlamentit, atëherë pozita e kryeministrit mbetet për Gjuriqin.

Fotografia e Radoiçiqit me Gjuriqin nuk dihet se kur është shkrepur, megjithatë, mbetet e qartë se kjo ka ndodhur pas sulmit terrorist në Banjskë.

Grushtet e kryekriminelit

Hoteli i Milan Radoiçiqit në Kopanonik, duket se nuk ka shërbyer vetëm për festë ditëlindjesh, ushtrime për sulme terroriste e fishekzjarre. Në një video të cilën e publikoi RTK-ja disa ditë më parë, Radoiçiqit shihet teksa grushton ish-kryetarin illegal të Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq.

Ngjarja ka ndodhur kohë më parë në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit.

Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, mësohet se po zbaton një fushatë të egër ndaj serbëve që i dalin kundër interesave të tij biznesore, por edhe atyre politike.

Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Pamjet dukeshin absolutisht të tmerrshme.

Në kërkim nga INTERPOL-i, i lirë në Serbi, pa aktakuzë në Kosovë

Udhëheqësi i sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiq, siç edhe po vërtetohet, po e vazhdon jetën e tij normalisht nëpër Serbi. Siç është thënë edhe nga presidenti serb e nga avokati i Radoiçiqit, ai mund të akuzohet maksimalisht për vepra të lehta si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Megjithatë, për të bëmat e tij në veri, Radoiçiq është vënë në listën e kërkimit nga INTERPOL-i. Kjo organizatë e futi Radoiçiqin në listën e kërkimit, si i dyshuar për terrorizëm dhe pastrim të parave.

Kërkesa për lëshimin e fletarrestit është bërë nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është përcjellë për në INTERPOL nga shefja e UNMIK-ut më 3 tetor të vitit të kaluar. Raporti i INTERPOL-it përshkruan komplet sulmin në Banjskë.

https://fb.watch/qJg_l-Flsg/

Etiketat

Ofertat e fundit