Në Suharekë organizohet aktiviteti “Miqtë e Kadaresë”, kushtuar veprës së shkrimtarit të madh shqiptar

3 orë

Në Suharekë do të mbahet një aktivitet letrar dhe artistik kushtuar veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Aktiviteti organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe do të mbahet të premten, më 6 nëntor 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, me fillim nga ora 12:00.

Në kuadër të aktivitetit me temën “Interpretimi në magjinë e letërsisë Kadare”, do të prezantohet programi artistik “Heroizmi dhe tradhtia”, i përgatitur nga Grupi Artistik i Përmetit, nën drejtimin e regjisorit Pandi Duka.

Programi përfshin interpretime artistike të frymëzuara nga vepra e Kadaresë, ndër to “Përse mendohen këto male”, “Princesha Argjiro”, “Shqipëria dhe tri Romat”, “Sekretari”, “Marshi i ushtrisë osmane në Shqipëri”, “Ikja e Moisi Golemit” dhe “Vdekja e Skënderbeut”.

Aktiviteti do të mbahet në Sallën e Koncerteve të Shtëpisë së Kulturës në Suharekë, ndërsa të gjithë dashamirët e letërsisë dhe artit janë të ftuar të marrin pjesë.