Muharremaj: Nesër në Prishtinë për të mbrojtur komunat dhe shërbimet për qytetarët

31.08.2026

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet të martën, më 1 shtator, në Prishtinë, kundër asaj që ai e konsideron cenim të kompetencave dhe buxheteve të komunave nga niveli qendror.

Muharremaj: Nesër në Prishtinë për të mbrojtur komunat dhe shërbimet për qytetarët Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka thënë se ndërhyrjet në kompetencat dhe financat e komunave mund të ndikojnë drejtpërdrejt në investime dhe shërbime për qytetarët.

“Po cenohen kompetencat dhe buxhetet e komunave nga niveli qendror. Kjo do të thotë më pak investime, më pak shërbime dhe më pak mundësi që komunat t’ju zgjidhin problemet që i keni çdo ditë”, ka shkruar ai.

Muharremaj ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se ajo është për mbrojtjen e të drejtës së komunave për të punuar dhe për t’u shërbyer qytetarëve.

Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 1 shtator, duke filluar nga ora 11:00.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More