Më 6 gusht mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00.
Foto: Ilustrim
Gjatë konferencës për media, Haxhiu tha se ende nuk ka një dakordim politik lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, duke theksuar se për këtë arsye data e seancës nuk ishte shpallur më herët.
Në seancën konstituive pritet të zgjidhet kryetari ose kryetarja e Kuvendit, si dhe nënkryetarët e tij.
