Mundësi punësimi në MASH: Hapen pesë pozita në projektin për fëmijërinë e hershme

06.10.2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrje publike për angazhimin e profesionistëve në pesë pozita, në kuadër të projektit për Edukimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme, i mbështetur nga Banka Botërore.

Pozitat për të cilat mund të aplikohet janë:

Specialist/e i/e Edukimit;

Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë;

Specialist/e i/e Mjedisit;

Specialist/e i/e Shëndetësisë; dhe

Koordinator/e i/e Programit të Kuponëve.

Sipas njoftimit të MASH-it, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 21 tetor 2026, në ora 16:00.

Aplikimet duhet të dërgohen përmes adresës elektronike [email protected].

Të interesuarit mund të marrin informacione shtesë lidhur me thirrjen në të njëjtën adresë elektronike, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 16:00.

Kualifikimet, detyrat, përgjegjësitë dhe kriteret për secilën pozitë janë të përcaktuara në dokumentet e Shprehjes së Interesit dhe Termat e Referencës, të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.