Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për klasat 1–9

27.07.2026

Nga sot, 27 korrik, ka nisur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, prindërit dhe kujdestarët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova deri më 9 gusht 2026. Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose aplikuesit.

Para aplikimit, prindërit duhet të sigurohen se xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe se të dhënat në platformën eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Kosovë, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të vendit.

Për aplikim, prindërit mund të përdorin këto lidhje:

Klasat 1–5: https://rks-gov.net/469⁠

Klasat 6–9: https://rks-gov.net/471⁠

MASH ka rikujtuar gjithashtu se nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore, të cilat në fund të vitit mësimor duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Tekstet e dëmtuara, të humbura ose të dëmtuara nga pakujdesia duhet të zëvendësohen ose kompensohen nga prindi.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në emailin [email protected] ose në numrin +383 (0) 38 200 65 049.