LVV dhe LDK arrijnë pajtim në parim për koalicion, diskutohet ndarja e posteve kryesore

15.07.2026

Sipas informacioneve të siguruara nga KOHA, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur një pajtim në parim për formimin e institucioneve të reja.

LVV dhe LDK arrijnë pajtim në parim për koalicion, diskutohet ndarja e posteve kryesore Foto: Ilustrim

Burimet e KOHA-s bëjnë të ditur se në takimin mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, dhe presidentes Vjosa Osmani, është diskutuar ndarja e pozitave kryesore shtetërore.

Sipas këtyre burimeve, LDK-ja pritet të përfshihet në qeverisje duke marrë pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, tri ministri, si dhe postin e kryetarit të Kuvendit. Ndërkohë, propozimi për pozitën e presidentit do të vijë nga Vetëvendosje.

Megjithatë, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar, pasi sipas KOHA-s palët po presin zhvillimet e brendshme në LDK, ku disa deputetë kanë shprehur pakënaqësi ndaj kësaj marrëveshjeje të mundshme.

Një koalicion mes LVV-së, e cila ka 53 deputetë, dhe LDK-së me 18 ulëse do të siguronte 71 vota në Kuvend. Me mbështetjen e deputetëve të komuniteteve joshumicë, do të krijoheshin kushtet për zgjedhjen e presidentit.

Deri më tani, as Vetëvendosje dhe as LDK nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht arritjen e një marrëveshjeje.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More