Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën kandidat për Klinën: “Klina kërkon dhe meriton ndryshimin”

para 36 dite

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka zyrtarizuar Ramiz Rrustën si kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Klinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën kandidat për Klinën: “Klina kërkon dhe meriton ndryshimin”

Rrusta do të garojë me mbështetje të fuqishme nga strukturat qendrore dhe lokale të partisë.

Njoftimi u bë gjatë një takimi të rëndësishëm me kryesinë e Qendrës së VV-së në Klinë dhe strukturat drejtuese në terren. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe lideri i Lëvizjes, Kryeministri Albin Kurti, Sekretari Organizativ Arban Abrashi, kryetarja e qendrës lokale, Teutë Mulaj, si dhe përfaqësuesja nga Koordinimi me Qendra, Filiz Mustafa.

“Klina kërkon dhe meriton ndryshimin në nivel lokal. Atë edhe do ta bëjmë,” thuhet në njoftimin zyrtar të VV-së. Lëvizja thekson se nuk do të ketë më “bastione” politike në këtë komunë, por vetëm angazhim për ndryshim të thellë dhe zhvillim.

Ky zyrtarizim shënon fillimin e fushatës së VV-së në Klinë, me një fokus të qartë në premtimin për transformim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Etiketat

Ofertat e fundit