LDK mbledh Kryesinë dhe degët, Haziri: Do të jemi pjesë aktive në ndërtimin e institucioneve

29.06.2026

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të Kryesisë me kryetarët e degëve, ku në fokus ishte analiza e situatës paszgjedhore dhe hapat e ardhshëm politikë të partisë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se partia mbetet e përkushtuar të kontribuojë në ndërtimin e institucioneve të vendit, duke theksuar se qëndrimet zyrtare do të bëhen publike pas përfundimit të takimit.

Sipas Hazirit, mbledhja e Kolegjiumit të Degëve është pjesë e procesit të trajtimit të situatës paszgjedhore dhe përcaktimit të rolit të LDK-së në zhvillimet e ardhshme politike. Takimi vjen pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe diskutimeve të brendshme për drejtimin e partisë.