Kurti viziton Ujmanin: “Vlera e këtij liqeni vetëm sa rritet”

04.08.2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të martën digën e liqenit të Ujmanit, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeshefi i “Iber Lepencit”, Faruk Mujka, si dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Kurti viziton Ujmanin: “Vlera e këtij liqeni vetëm sa rritet” Foto: Ilustrim

Gjatë vizitës, Kurti ka theksuar rëndësinë strategjike të Ujmanit për furnizimin me ujë të amvisërive, industrisë dhe termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, të cilat furnizojnë vendin me energji elektrike.

Sipas Kurtit, liqeni i Ujmanit ka një vëllim prej rreth 350 milionë metra kub ujë, që mund të arrijë deri në 370 milionë metra kub, ndërsa rreth dy të tretat e sasisë së ujit të Kosovës ndodhen në këtë liqen.

Ai tha se Ujmani përbën një pasuri të jashtëzakonshme për Kosovën dhe se rëndësia e tij po rritet edhe më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe thatësirave gjithnjë e më të shpeshta.

“Kjo është pasuri e jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe gjithë qytetarët pa dallim. Andaj, ne do të bëjmë me krejt çfarë dimë e mundemi që t’i mbështesim punëtorët dhe menaxherët që t’i shërbejnë interesit publik”, ka deklaruar Kurti.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të projektit “Flows” të Bankës Botërore parashihet vendosja e sistemeve të alarmimit të hershëm në digë.

Diga e Ujmanit është ndërtuar gjatë viteve 1973–1979, ndërsa liqeni ka një gjatësi prej rreth 22 kilometrash. Diga është rreth 107 metra e lartë dhe në të janë të angazhuar punëtorë të njësive të “Iber Lepencit”, përfshirë edhe pjesëtarë të komuniteteve shqiptare dhe serbe.

Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin e punëtorëve në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së Ujmanit, duke e cilësuar liqenin si një prej pasurive më të rëndësishme ujore të Kosovës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More