Kurti: Subjektet politike shqiptare në Luginë dakordohen për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”

29.09.2026

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për pjesëmarrje në një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Kurti: Subjektet politike shqiptare në Luginë dakordohen për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” Foto: Ilustrim

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se marrëveshja është arritur sot në Zyrën e Kryeministrit, pas diskutimeve dhe përpjekjeve për afrimin e qëndrimeve të subjekteve politike shqiptare.

Kurti ka falënderuar përfaqësuesit e PVD-së, APN-së, PD-së, PDSH-së, LPD-së, LR-së, AL-së dhe UDSH-së për angazhimin në arritjen e marrëveshjes.

Sipas tij, bashkimi politik përmes “Koalicionit Shqiptar” synon të forcojë përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet e Serbisë.

Në deklarimin e tij, Kurti ka ngritur edhe çështjen e përfaqësimit të garantuar, duke theksuar se, sipas tij, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku pesë vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, duke e krahasuar këtë me 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka përmendur gjithashtu si çështje të rëndësishme pasivizimin e adresave, përfaqësimin në institucionet publike, zhvillimin ekonomik, përdorimin e gjuhës shqipe, kulturën, simbolet dhe ruajtjen e identitetit shqiptar.

Kurti ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke e cilësuar këtë si angazhim të vazhdueshëm për të drejtat, identitetin dhe mirëqenien e tyre.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More