Kurti në New York nderon vëllezërit Bytyqi: Drejtësia për ta ende mungon, do të vazhdojmë ta kërkojmë të vërtetën

21.09.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit, të cilët u vranë pas luftës në Kosovë.

Kurti në New York nderon vëllezërit Bytyqi: Drejtësia për ta ende mungon, do të vazhdojmë ta kërkojmë të vërtetën Foto: Ilustrim

Në homazhe, Kurti ishte bashkë me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

Kurti tha se vëllezërit Bytyqi, të cilët ishin pjesë e Batalionit Atlantiku dhe qytetarë amerikanë, përfaqësojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit shqiptar.

Ai theksoi se historia e tyre vazhdon të tronditë, duke përmendur edhe rrëfimin e Ilir Bytyqit për burgosjen, torturimin dhe vrasjen e tre vëllezërve të tij.

“Rasti i vëllezërve Bytyqi dëshmon për krimet e kryera nga forcat shtetërore serbe, por edhe për drejtësinë që, 27 vjet më pas, ende mungon”, ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as detyrimin për përgjegjësi.

“Bashkë me shtetin amerikan, do të vazhdojmë ta kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmetin”, deklaroi Kurti.

Në fund, kryeministri shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në periudhat më të vështira.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More