Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë e furnizimit me gaz të lëngëzuar nga SHBA-ja përmes Shqipërisë

15.07.2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria po shqyrton mundësinë e furnizimit me gaz të lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bashkëpunimit me Shqipërinë dhe përdorimit të kapaciteteve të Termocentralit të Vlorës.

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë e furnizimit me gaz të lëngëzuar nga SHBA-ja përmes Shqipërisë Foto: Ilustrim

Kurti tha se kjo është pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë energjetike të Kosovës dhe për të zvogëluar varësinë nga importi i energjisë. Ai këto deklarata i bëri gjatë vendosjes së gurthemelit të parkut solar me kapacitet 105 megavat në Kramovik të Rahovecit.

Ai theksoi se Kosova po investon edhe në burime të ripërtëritshme të energjisë, përfshirë energjinë diellore dhe atë të erës, ndërsa njoftoi se ankandi për parkun e ri të erës me kapacitet deri në 100 megavat ka hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas Kurtit, projekti solar në Rahovec, parku i erës në Zatriq dhe investimet në bateri energjetike me mbështetjen e MCC-së amerikane janë hapa drejt një sektori energjetik më të qëndrueshëm dhe më të pavarur.

Ai bëri të ditur se gjatë muajit gusht pritet të hapet procesi për ofertimin e kompanive amerikane për ndërtimin e sistemeve të baterive me kapacitet 170 megavat për dy orë, projekt ky i mbështetur nga një grant prej 202 milionë dollarësh.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More