Komuna e Suharekës nis konsultimet me qytetarë për buxhetin 2027-2029

13.05.2026

Komuna e Suharekës ka njoftuar organizimin e dëgjimeve buxhetore në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029.

Komuna e Suharekës nis konsultimet me qytetarë për buxhetin 2027-2029 Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, organizimi i këtyre dëgjimeve bëhet duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Suharekës Nr.8336, si dhe nenin 31 të Udhëzimit Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna.

Këto dëgjime do të organizohen nga Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve dhe palëve të interesit në planifikimin buxhetor për vitet e ardhshme.

Komuna ka publikuar edhe agjendën e dëgjimeve buxhetore, ku qytetarët mund të informohen për datat dhe vendet e mbajtjes së tyre.

Linku i publikimit të agjendës:

https://suhareke.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/Agjenda-e-degjimeve-publike-2027-2029-1.pdf?fbclid=IwY2xjawRxFVJleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR58X77jDXaOWKF5jXIbQ3xS_0btuVkd4hW8sRfNx19Z5zDXe65wvSgX0wshHg_aem_S2io9jFjpl0mwca9rRqwQQ

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More