Komuna e Suharekës nis dëgjimet publike për përgatitjen e Buxhetit 2027

17.08.2026

Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të organizojë dëgjime buxhetore në kuadër të përgatitjes së Buxhetit Komunal për vitin 2027.

Dëgjimet organizohen nga Kryetari i Komunës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Suharekës dhe Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna.

Në kuadër të këtij procesi, qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre, të cilat do të merren në konsideratë gjatë planifikimit të buxhetit për vitin 2027.

Komuna ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në këto dëgjime, me qëllim që prioritetet dhe nevojat e komunitetit të përfshihen në planifikimin buxhetor për vitin e ardhshëm.