1.
Kategoritë e dala nga lufta thërrasin nesër protestë në Prishtinë në mbrojtje të UÇK-së
17.09.2026
Kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë thirrje për një protestë gjithëpopullore në mbrojtje të UÇK-së, vlerave të saj dhe ish-udhëheqësve të luftës.
Sipas njoftimit zyrtar, protesta do të mbahet ditën e premte, më 18 shtator, me fillim nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen këtij tubimi masiv për të shprehur mbështetjen e tyre.
