Kamion me zhavorr shpërthen në flakë në Duhël, qarkullimi i ndërprerë

para 16 dite

Një kamion që po transportonte zhavorr është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Duhël.

Kamion me zhavorr shpërthen në flakë në Duhël, qarkullimi i ndërprerë

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë flakët që vazhdojnë të zgjerohen, duke kapluar të gjithë kamionin. Në sfond dëgjohen sirenat e zjarrfikësve, të cilët po nxitonin drejt vendit të incidentit për të shuar flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në shpërthimin e zjarrit në kamion. Për shkak të incidentit dhe për të garantuar sigurinë, qarkullimi i automjeteve në atë segment rrugor është ndërprerë përkohësisht deri në normalizimin e situatës.

Nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij incidenti. Ekipet e zjarrfikësve pritet të mbërrijnë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa autoritetet kompetente do të nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Etiketat

Ofertat e fundit