Incident në QKUK, polici jashtë detyre dyshohet se u konfliktua fizikisht dhe verbalisht me infermieren në Onkologji

para 26 dite

Një incident i pazakontë ka ndodhur të mërkurën në mesditë në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku është raportuar një konflikt fizik dhe verbal mes një zyrtari policor jashtë detyre dhe një infermiereje.

Incident në QKUK, polici jashtë detyre dyshohet se u konfliktua fizikisht dhe verbalisht me infermieren në Onkologji

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 18 qershor 2025, rreth orës 14:00, ka ndodhur një mosmarrëveshje e ashpër. Zyrtari policor me inicialet B.H. ishte në repart për të vizituar nënën e tij të shtrirë për trajtim mjekësor, kur ndodhi përplasja me infermieren B.R.

Sipas deklaratës së policit B.H., ai kishte kërkuar nga infermierja që t’ia ndërronte infuzionin nënës së tij. Mirëpo, ajo, sipas tij, kishte reaguar me tone të ashpra, duke e fyer dhe refuzuar me fjalët: “Na keni lodh, kush je ti? Ça ma nin që je polic? T’kofsh ti polic, unë jam infermiere” – dhe më pas e kishte shtyrë zyrtarin, duke e bërë atë të paraqesë ankesë te kryeinfermierja.

Pak çaste më vonë, pasi gjendja e nënës së tij ishte përkeqësuar, polici ishte kthyer për të kërkuar ndihmë nga mjekët. Ai pretendon se është penguar fizikisht nga infermierja, e cila, sipas tij, e kishte kapur nga krahu dhe e kishte shtyrë jashtë repartit, duke i thënë: “Hajde jashtë, se e sheh kush jam unë”.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor për gërvishtje në dorën e djathtë. Nga ana tjetër, infermierja është marrë në pyetje dhe ka mohuar çdo kontakt fizik me të.

Etiketat

Ofertat e fundit