Gjuhen me gurë dy autobusë të Kosovës në Serbi, s’ka të lënduar

28.01.2024

Dy autobusë kosovarë që po udhëtonin drejt Beogradit, janë sulmuar mbrëmë në Serbi.

Gjuhen me gurë dy autobusë të Kosovës në Serbi, s’ka të lënduar Foto: Ilustrim

Bëhet fjalë për autobusët e kompanisë ‘Fjolla Impex’ që janë sulmuar me gurë në Kurshumli të Serbisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me kompaninë në fjalë, ku thanë se janë sulmuar me gurë por gjithçka është në rregull dhe se të lënduar nuk ka.

“Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Një xham është i thyer, kurse të lënduar nuk ka”, thanë për Sinjalin nga kompania ‘Fjolla Impex’.