Gërvalla dhe Geci mungojnë në seancën ku pritet të votohet Ligji për Specialen

05.10.2026

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të shqyrtohet dhe votohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në seancë nuk janë të pranishëm ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe deputeti Fatos Geci.

Projektligji për Specialen është pika e parë e rendit të ditës në këtë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.