Bohemians ngushton në 3-2, sfida drejt vazhdimeve!
Ndeshja mes FC Ballkanit dhe Bohemians në stadiumin «Fadil Vokrri» po dhuron përballje elektrizuese, ku irlandezët porsa kanë ngushtuar rezultatin në 3-2 dhe sfida po shkon drejt vazhdimeve.
Foto: Ilustrim
Ballkani krijoi një epërsi të mirë me golat e V. Serebes (10′), Giovanni-t (50′) dhe T. Domgjonit (58′).Megjithatë, në minutën e 88-të, P. Hickey realizoi për mysafirët duke çuar shifrat në 3-2.
Pasi ndeshja e parë në Irlandë kishte përfunduar 2-1 për Bohemians, rezultati i përgjithshëm agregat është barazuar plotësisht (4-4).
Loja vazhdon të jetë e hapur dhe intensive, ndërsa skuadrat po përgatiten për 30 minutat e vazhdimeve për të përcaktuar kualifikimin tutje në Conference League!
