Ekskluzive: Vetëvritet një person në Mamushë, viktima gjendet i varur në serë

para 24 dite

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot komunën e Mamushës, ku një person ka humbur jetën pas një tentative të dyshuar për vetëvrasje. Burime ekskluzive nga vendi i ngjarjes kanë zbuluar detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje të tmerrshme.

Ekskluzive: Vetëvritet një person në Mamushë, viktima gjendet i varur në serë

Sipas informacioneve të siguruara nga burime pranë hetimit, viktima, T.M [1996], është gjetur i varur në litar në serën e familjes së tij, e cila ndodhet pas shtëpisë. Kjo serë, e cila shërbente për kultivimin e perimeve, është kthyer në vendin e fundit të viktimës.

Vëllai i viktimës, i cili e ka gjetur trupin e pajetë, ka qenë ai që e ka transportuar fillimisht viktimën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mamushë, rreth orës 08:50. Mjeku kujdestar ka konstatuar menjëherë gjendjen e rëndë të viktimës dhe e ka dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Burime nga spitali kanë konfirmuar për portalin tonë se viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta shpëtuar. Vdekja është konstatuar rreth orës 10:05.

Njësiti i Hetimeve Rajonale të Prizrenit ka marrë në dorë hetimet e kësaj ngjarjeje tragjike dhe po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të vetëvrasjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova të rëndësishme, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e motivit të kësaj vetëvrasjeje./SuharekaOnline/

Etiketat

Ofertat e fundit