Ekoregjioni: Vonesat në grumbullimin e mbeturinave nuk lidhen me rritjen e tarifës, por me fluksin veror dhe defektet teknike

06.08.2026

Redaksia e SuharekaOnline ka pranuar ditëve të fundit një numër të konsiderueshëm ankesash nga qytetarët e Komunës së Suharekës për vonesat në grumbullimin e mbeturinave në disa lagje dhe fshatra. Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre, sidomos për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së tarifës së shërbimit, duke kërkuar sqarime për arsyet e mosmbledhjes së rregullt të mbeturinave.

Ekoregjioni: Vonesat në grumbullimin e mbeturinave nuk lidhen me rritjen e tarifës, por me fluksin veror dhe defektet teknike Foto: Ilustrim

Lidhur me këtë çështje, redaksia ka kontaktuar drejtorin e kompanisë Ekoregjioni, Burim Shala, i cili ka sqaruar se vonesat nuk kanë asnjë lidhje me rritjen e tarifave.

Sipas tij, shkaku kryesor është rritja e ndjeshme e sasisë së mbeturinave gjatë sezonit veror, e cila në muajt korrik dhe gusht pothuajse dyfishohet, ndërsa këtë vit është edhe më e madhe krahasuar me vitet e kaluara. Ai ka theksuar se trafiku i rënduar në rrugë, veçanërisht në zonën e Landovicës, si dhe disa defekte teknike në kamionët e grumbullimit, kanë ndikuar në krijimin e vonesave, megjithëse këto defekte tashmë janë eliminuar.

Shala ka bërë të ditur se, pavarësisht vonesave, gjendja me menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Suharekës mbetet stabile dhe se ekipet janë duke punuar me intensitet të shtuar për normalizimin e plotë të shërbimit.

Ai ka kërkuar falje ndaj qytetarëve të Suharekës dhe komunave të tjera ku operon kompania, duke theksuar se vonesa të ngjashme janë evidentuar pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës për shkak të ngarkesës së madhe gjatë sezonit veror.

Njëkohësisht, drejtori i Ekoregjionit u ka bërë apel qytetarëve që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve, pasi grumbullimi i tyre kërkon kohë shtesë dhe ndikon në zgjatjen e vonesave.

Sipas tij, punëtorët e kompanisë janë të angazhuar çdo ditë, shpesh edhe përtej orarit të rregullt të punës, me synimin që situata të normalizohet sa më shpejt dhe qytetarët të kenë një mjedis sa më të pastër.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More