Dogana e Kosovës thyen rekordin, inkason mbi 1 miliard euro të hyra

10.07.2026

Dogana e Kosovës ka shënuar një rekord të ri në të hyrat buxhetore, duke inkasuar deri më tani 1 miliard e 7 milionë euro, ose 5.5 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 955 milionë euro.

Dogana e Kosovës thyen rekordin, inkason mbi 1 miliard euro të hyra Foto: Ilustrim

Sipas Doganës së Kosovës, kjo rritje është rezultat i performancës së qëndrueshme ekonomike, bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, përmbushjes së obligimeve ligjore nga komuniteti i biznesit, si dhe rritjes së efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale dhe lehtësimit të procedurave tregtare.

Një nga zhvillimet kryesore gjatë këtij viti është zbatimi i sistemit të deklarimit të mallrave para arritjes së tyre. Ky ndryshim u bë i mundur pas shtetëzimit të plotë të terminaleve doganore dhe heqjes së pagesave për shfrytëzimin e tyre, një çështje që për vite me radhë ishte evidentuar në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.

Dogana thekson se rezultatet e para të këtij sistemi kanë qenë shumë pozitive dhe janë mirëpritur nga komuniteti i biznesit.

Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e kapaciteteve operative dhe përmirësimin e shërbimeve, me synimin për të rritur efikasitetin dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More