1.
Diaspora me interesim të madh për zgjedhjet e 7 Qershorit
10.05.2026
Mërgata po mobilizohet fuqishëm për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 në Kosovë. Qytetarët që jetojnë jashtë vendit kanë afat deri më 17 maj 2026 për t’u regjistruar si votues nga diaspora.
Institucionet dhe organizatat po bëjnë thirrje që bashkatdhetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e Kosovës.
Procesi i regjistrimit mund të bëhet online përmes platformës zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:
https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter
